Mbrojtësi dhe trajneri i Ajax tregojnë më shumë për përgatitjet e duelit të sotëm

Sport

Erik ten Hag (trajner i Ajax): “Lillë është një skuadër që u rendit e dyta në Francë gjatë sezonit të kaluar, kur fituan 5-1 edhe ndaj Paris SG. Prandaj duhet të luajmë në një nivel të lartë përballë tyre, për të arritur një rezultat pozitiv. Jemi të përgatitur për gjithcka. Dimë gjithcka që na duhet të dimë. Nuk jemi domosdoshmërisht favoritët. Por mund të them se ndihemi të bindur në forcat tona. Do të mundohemi të kontrollojmë ndeshjen dhe të diktojmë lojën tonë. Megjithëse e dimë që nuk do të jetë e lehtë. Mendoj se është herët për të folur nëse mund të përsërisim edhe një herë atë që bëmë sezonin e kaluar. Prioriteti për momentin është ta nisim me fitore këtë fazë të grupeve”.

Jowl Veltman (mbrojtës i Ajax): “Mezi po pres të ndiej atmosferën e vërtetë të Champions League, atë himn tepër special të këtij kompeticioni. Eshtë me të vërtetë një emocion i jashtëzakonshëm për t’u provuar. Tashmë nis puna e vërtetë dhe të gjithë jemi gati për ta përballuar në mënyrë sa më të mirë. Natyrisht edhe futbollistët më të rinj mezi presin të luajnë në Champions, pasi mund të shfaqin cilësitë e tyre në skenën më të rëndësishme të futbollit evropian. Ajaksi dhe Amsterdami në përgjithësi kanë një ngrohtësi të madhe me këtë kompeticion. Sa i takon pozicionit tim, nuk e kam të vështirë të luaj edhe në djathtë të mbrojtjes. Por preferoj më shumë të aktivizohem në qendër”.