Përveç Lionel Messit që në fitoi “Topin e Artë” të tetë në karrierë, në mbrëmjen gala të Parisit, u ndanë edhe disa çmime të tjera prestigjoze.
Me 56 gola të në sezonin 2022/23, Erling Haaland fitoi çmimin “Gerd Muller”, që i desikohet golashënuesit më të mirë në botë. Në fjalët e tij, norvegjezi u shpreh i emocionuar për këtë arritje, por nuk harroi të falenderonte shokët e skuadrës, familjen, apo edhe miqtë e tjerë të ngushtë, që e kanë ndihmuar atë të ngjitet në skenën më të lartë të futbollit.
Ndërsa klubi më i mirë i vitit 2023, u shpall Manchester City. Në sezonin që lamë pas, qytetarët dominuan çdo kundërshtar, duke fituar kupë, kampionat dhe Champions League.
Më tej, çmimi për portierin më të mirë të vitit, shkoi për Eiliano Martinez, një prej protagonistëve absolutë të suksesit të Argjentinës në Botërorin e Kagtarit. Gardiani në fjalë, e fitoi konkurencën me personazhe si Ederson, Bono, apo Courtois.
Një tjetër personazh që rrëmbeu një trofe individual në Paris ishte edhe Jude Bellingham. Mesfushori fitoi çmimin si lojtari më i mirë nën moshën 21 vjeçare, duke lënë pas vetes emra si Jamal Musiala, Eduardo Camavinga, apo edhe të tjerë.
Sa i përket futbollit të femrave, Barcelona u shpall klubi më i mirë në botë për 2023-shin. Përveç suksesit në Spanjë, vajzat katalanase ia dolën të ishin triumfuese edhe në Europë, duke fituar titullin e Champions League.
Madje, ishte pikërisht një lojtare e Barcelonës ajo që fitoi Topin e Artë për femra. Fjala është për Aitana Bonmati, që ashtu sikurse në aspektin kolektiv, edhe në atë personal, përjetoi një sezon të mrekullueshëm, duke shënuar 19 gola në 37 ndeshje në të gjitha kompeticionet.