“Mbërritja në këtë fazë të Champions League, është diçka e ëndërruar që prej fëmijërisë. Tani jemi këtu, duhet të luajmë si zakonisht. Duhet të tregojmë se e meritojmë të jemi këtu, të tregojmë se e meritojmë të shkojmë edhe në finale. Kjo është ajo që do përpiqemi të bëjmë. Sezoni I shkuar ishte një zhgënjim I madh për ne. Problemi ishte se kur u mposhtëm, shkuam menjëherë me pushime dhe vetëm mendonim për sezonin tjetër. Ndryshe ishte në edicionet e kaluara, kur përqendroheshim në kampionat për të fituar titullin. Viti I shkuar futbollistik ishte zhgënjimi më I madh në karrierën time, pasi nuk ia dolëm të kualifikohemi ndaj Lionit. Mirëpo ajo disfatë na ndihmoi shumë dhe këtë sezon ne ishim mëse të vendosur për të shkuar sa më larg në Champions League”.