MBAPPE, REALI NUK KA NDERMEND TE DOREZOHET LEHTE

Sport

Real Madridi nuk duket se ka ndërmend të dorëzohet kollaj për  Kylian Mbappe. “Los Blancos” nuk kanë ndërmend të presin deri në verën e ardhshme, të paktën sipas asaj që ka zbuluar gjermnia “Sport Bild”. Konkretisht sipas kësaj gazete, klubi spanjoll do të bëjë një ofertë prej 120 milionë euro në orët e fundit të merkatos verore. “ylli” i PSG-së dha përshtypjen së fundi do të vazhdonte të paktën edhe një sezon te kampionët francezë. Mirëpo ja që gjermania “Sport Bild” ka zbuliuar këtë skenar të ri, pra që Mbappe të mund të transferohet brenda kësaj merkatoje në Bernabeu. Bëhet fjalë për një strategji që sipas shtypit gjerman, po ndiqet nga Reali e që përfshin nisjen e sulmit në orët e fundit të merkatos. Madje, gjithcka mësohet se ështe planifikuar prej vitesh në mënyrë sekrete nga bordi drejtues i Real Madridit. Aq më tpër kur në vitin 2024, situata brenda klubit spanjoll mund të ndryshojë. Nga ana tjetër në Francë raportohet se vetë Mbappe ka ndërrur mendje, për sa i përket nënshkrimit të një kontrate të re. Madje thuhet se ekziston një marrëveshje verbale  me PSG-në për  zgjatjen e kontratës që skadon në fundin e sezonit të ardhshëm.Kjo do të thotë që klubi francez do të shmangte mbi të gjitha ikjen e lojtarit me kosto zero. Kështu, mes kësaj vorbulle disi kontradiktore raportimesh mbetet për t’u parë nëse Los Blancos do të tentojnë vërtet këtë verë për kampionin francez, apo do të presin