Mbappe pranë te qenit futbollisti më i paguar ndonjëherë.

Sport

PSG vazhdon të besojë se Kylian Mbappe mund të rinovojë kontratën, pavarësisht zërave që e lidhin atë me një transferim të mundshëm tek Real Madrid. Në Francë janë optimistë dhe një prej tyre është Drejtori Sportiv i klubit, Leonardo. Braziliani, së fundmi është shprehur se përderisa Mbappe ende nuk ka arritur akord me asnjë klub tjetër, atëherë ka shpresë se një mrekulli mund të ndodhë.

“Sa mundësi kemi për të rinovuar me Mbappe? Këtë nuk mund ta them saktësisht, por gjithçka është e mundur. Për aq kohë sa lojtari nuk ka arritur akord me asnjë klub tjetër, atëherë ne do bëjmë gjithçka të jetë e mundur që Mbappe të mbetet në Parc des Princes”, ka thënë Leonardo.

E në fakt, PSG i ka nisur tratativat për të rinovuar me Mbappe. Gjigantët e Ligue 1, i ofrojnë kampionit të botës një kontratë 2 vjeçare me 50 milion euro në sezon, ose thënë ndryshe, 1 milion euro në javë, pa harruar këtu edhe bonuset e majme. Më tej, kontratë po ashtu do të jetë e përfshirë edhe një klauzolë, që në 2024-tën mund t’i lejojë lojtarit që të largohet nga klubi parizien.

Me fjalë të tjera, PSG po përpiqet ta bind Mbapennë që të lundrojë në miliona, vetëm e vetëm që 23 vjeçari të mos largohet nga Parisi. Nëse një ofertë e tillë do pranohet nga Mbappe, atëherë, sulmuesi do bëhej zyrtarisht futbollisti më i paguar ndonjëherë.