Kylian Mbappe ka një skuadër të preferuar për të luajtur kundër Paris SG-së së tij, në finalen e Ligën e Kampionëve. Sulmuesi, i shpallur kampion bote, ka thënë se do të dëshironte një duel me Juventusin dhe Cristiano Ronaldon. “Do të nënshkruaja për një finale PSG-Juventus”, u shpreh Mbappe për mediat franceze -. Juventus ka qenë ekip i fortë edhe para ardhjes së Ronaldos, kjo e dëshmon edhe me finalet e Ligës së Kampionëve”, u shpreh sulmuesi francez. Së fundmi, presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi ka thënë se Juventusi është rivali më i madh i klubit francez në Ligën e Kampionëve, dhe Mbappe duket se pajtohet me këtë.
“Grupi ynë është shumë i komplikuar. Kundër Napolit do të jetë e vështirë. Skuadra e Ancelotti luan një futboll të mirë. Ata po ashtu kanë tifozë të mrekullueshëm”. Gjithashtu ka folur edhe për kalimin e Cristiano Ronaldo te Juventus: “Ai ka sjellë diçka më shumë në Serie A. Liga italiane ka qenë gjithmonë një ligë e mrekullueshme, mirëpo në kohët e fundit disi e humbi prestigjin e saj. Juventusi dhe Ronaldo mund të bëjnë gjëra të mëdha në Ligën e Kampionëve”, ka thënë fituesi i Kupës së Botës me Kombëtaren e Francës, por që tashmë dëshiron të korrë suksese ndërkombëare edhe me Paris SG.