Që Kylian Mbappe ka mbështetur Milanin si tifoz që në moshë të vogël, kjo është një histori e ditur tashmë nga të gjithë. Por, edhe që në periudhën e fëmijërisë ka mbajtur veshur fanelën e 19 herë kampionëve të Italisë, gjithashtu është bërë e njohur. Por ja që e ëma e yllit të Paris Saint-Germain, Fayza Lamari, në një intervistë me të përditshmen italiane “La Gazzetta dello Sport” e ka rrëfyer detaje të tjera mjaft interesante të lidhjes së vecantë që ka lojtari francez me klubin kuqezi nga Milano, vecanërisht gjatë periudhës së fëmijërisë.
“Mbaj mend që kur kthehej në shtëpi fliste vetëm për Milanin. Madje pasi shihte ndeshjet, nëse ndoshte që Milani humbiste, shpesh gjuante televizorin me telekomandë dhe shante me fjalë në italisht. Do të thoja se ai është i dashuruar menjëherë me kuqezinjtë që kur ishte i vogël. Ndonëse në ‘Play Station’ zgjidhte gjithmonë Real Madridin. Por në stërvitje vishte fanellën kuqezi të Robinhos në stërvitje, por edhe në shtrat, po ashtu si ato të Manchester Unitedit, Francës dhe Paris Saint-Germainit. I donte sulmuesit e mëdhenj. Nëse do ta thoshim 15 vjet më parë se do të ishte protagonist i një ndeshjeje mes PSG dhe Milanit, nuk do ta kishim besuar kurrë”, ka treguar ndër të tjera nëna e nënkampionit të botës. Mbappe ka thënë disa herë se do të donte të luante edhe një herë me Milanin, përpara se të mbyllte karrierën. Por fillimisht do ta sfidojë për herë të parë si kundërshtar, në dy sfidat që do të luhen brenda dy javësh në Champions League, fillimisht në Parc de Princes e më pas në San Siro.