Mbappe drejt zyrtarizimit, Real Madrid “kompleton” lojtarin e Bayer Leverkusen

Sport

Teksa po përgatitet për zyrtarizimin e Kylian Mbappe në fund të këtij sezoni, Real Madrid ka nisur të mendojë edhe për merkaton e verës së ardhshme. Sikurse raportojnë mediat e huaja, pas një viti, pra në 2025-tën, kampionët e Spanjë do të kompletojnë edhe teransferimin e një tjetër lojtari të talentuar dhe përgjatë edicioneve të fundit, është duke bërë diferencën në rolin e tij.

Fjala është për Florian Ëirtz, djaloshin 21 vjeçar të Bayer Leverkusen. Përgjatë këtij sezoni, fantazisti gjerman po kalon një formë të papërmbajtshme e kampionët e Gjermanisë. 18 gola dhe 19 asiste në 46 ndeshje të luajtura, janë mjaftueshëm për të kuptuar nivelin e një futbollisti të tillë.

Ëirtz, ka një kontratë të vlefshme deri në verën e 2027-tës me klubin e aspirinave, ndërsa vlera e tij aktuale në merkato konsiderohet 110 milionë euro. Ndërsa vetë Leverkuseni, e cilëson 150 milionë euro kartonin e personazhit në fjalë. Megjithatë, e ardhmja e futbollistit gjerman tanimë duket e vendosur, të paktën duke iu referuar raportimeve të huaja mediatike.

Për shumën e tranferimit të lojtarit në radhët e Real Madrid, nuk bëhet me dije, por patjetër që ajo konsiderohet të kryhet për një shifër të lartë.

Thënë këtë, në Santiago Bernabeu kanë nisur të mendojnë për pasuesit e Luka Modriç, apo Toni Kroos, të cilët duken në fund të ciklit të tyre me 14 herë kampionët e Europës. Mundësitë janë të mëdha që dyshja në fjalë të qënsdojë edhe për një tjetër vit në Madrid dhe pastaj do të largohet.

E në kushte si këto, Real Madrid kërkon ta pasurojë sërish organikën me një tjetër futbollist të talentuar, sikurse është Florian Ëirtz. Gjithësesi, për një temë të tilla sapo ka nisur të flitet, kështu që zhvillime të tjera parashikohet të ketë në vijimësi.