Mavraj, vetëm dakordësia për pagën e ndan nga Aris

Sport

mavraj page
Mërgim Mavrajt është gjithmonë e më pranë zbarkimit në kampionati grek. Janë mediat e atjeshme që raportojnë se Mavraj dhe Aris janë shumë pranë akordit, përderisa po diskutohen edhe detajet e fundit të kontratës që do ta lidhë mbrojtësin 32-vjecar me klubin nga Selaniku. Pengesa e vetme për momentin qendron tek paga, përderisa qendërmbrojtësi ka bërë një kërkesë prej 350 mijë eurosh në sezon, kurse grekët nuk shkojnë më shumë se oferta prej 250 mijë euro. Për momentin, diferenca është 100 mijë euro. Pritet që gjithsesi, palët të gjejnë një rrugë të ndërmjetme dhe të arrijnë akordin e dëshiruar vecanërisht nga ana e klubit grek.

mergim1
Nga ana tjetër, Mavraj do të kishte preferuar të qendronte në Gjermani, ku ka shumë më tepër lehtësia. Por mungesa e një oferte të duhur nga aty, ka bërë që të hedhë sytë në kampionate të tjerë. Dhe Arisi i Selanikut duket se është skuadra që i afrohet më tepër kërkesave të tij. Aty, mbrojtësi do të kishte mundësi të mirë për të arritur sërish në nivelin që ai dëshiron, pasi sezonin e fundit në Gjermani, përveç se nuk pati minuta, edhe stërvitjen e ka bërë me ekipin e moshave të Hamburgut. Për më tepër, një shtysë e madhe drejt Selanikut është edhe fakti se aty do të ketë mundësinë të jetë në një skuadër me mesfushorin Migjen Basha, me të cilin ka luajtur edhe te Kombëtarja shqiptare.