Mavraj flet për përballjen si ish me Koln…

Sport

mergim hamburg

Kulmin e karrierës së tij në Gjermani, Mërgim Mavraj e përjetoi te Këlni, aty ku brenda pak kohësh u kthye në një nga mbrojtësit më të mirë të Bundesligës gjermane. Madje pati edhe arritjet të rëndësishme të karrierës, duke fituar përvojë, që i shërbeu më pas për transferimin te Hamburgu. Por ja që këtë javë, kalendari i Bundesligës së dytë e vendos pikërisht si kundërshtar ndaj kësaj skuadre që pretendon ringjitjen mes më të mëdhenjve, kurse Ingolshtadi i tij lufton për mbijetesë. Por Mavraj nuk frikësohet, sepse mendon që ekipi ku aktivizohet aktualisht është përmirësuar ndjeshëm në krahasim me pjesën e parë të sezonit.

MergimMavrajAustriavAlbaniaInternational lQGoB864qil
“Kemi pësuar më pak gola dhe kjo vjen nga fakti që mbrojmë më të ndërgjegjshëm për atë që bëjmë. Tani komunikojmë më shumë me njëri-tjetrin, kjo e bën gjithçka më të lehtë. Nuk është se pësojmë më pak se ka ardhur një lojtar i ri në ekip”, shpjegoi ai në një prononcim për faqen zyrtare të Ingolstadtit, duke iu referuar faktit se përmirësimi i vërejtur në fazën mbrojtëse të skuadrës i atribuohet pikërisht afrimit të Mavrajt Përballja me Këlnin është tepër speciale për vetë kujtimet që mbart. Megjithatë, vetë Mërgimi sheh mundësi të mira për të siguruar rezultat edhe ndaj ekipit të dytë në renditjen e Bundesligës 2. “Askush në skuadër nuk është i frikësuar nga ndeshja e radhës. Për më tepër, ne besojmë se mund të përshtatemi më së miri me mënyrën e tyre të lojës”, ka deklaruar me bindje kapiteni i Kombëtares shqiptare.