Mavraj ende në dilemë për të ardhmen…

Sport

mavraj1
Mërgim Mavraj është një nga futbollistët e Kombëtares shqiptare që duhet të gjejë ende një skuadër, ku të luajë sezonin e ardhshëm.  Vetëm pak javë më parë, ai zgjidhi me mirëkuptim kontratën prej 2 milionë eurosh në vit që e lidhte me Hamburgun, skuadër që sezonin e kaluar ra në kategorinë e dytë. Mbrojtësi 31-vjeçar ka disa mundësi, të cilat duket se po i vlerëson. Megjithëse mësohet se deri tani, dy janë ofertat më konkrete të ardhura në drejtim të ish-lojtarit të Këlnit dhe Hamburgut. Gjermania “Bild” ka raportuar se skuadra spanjolle e Deportivo La Korunja është e interesuar për Mavrajn, të cilin klubi i Segundas do ta shndërronte në një lidër të mbrojtjes.

mergimi

Madje edhe në aspektin financiar, oferta e bërë është mjaft e konsiderueshme. Mirëpo, vetë futbollisti duket se është i pavendosur, edhe sepse nga ana tjetër ekziston mundësia për një përvojë në fubollin italian. Aty ku është klubi i Serisë B, Breshia, që ka tentuar ta joshë për ta bërë pjesë të vetën. Nga burime pranë lojtarit bëhet me dije se ai është i kënaqur prej asaj që i është ofruar. Por gjithsesi duket se pret ndonjë ofertë prej ndonjë klubi nga Gjermania, pasi nuk e ka shumë me qejf të lëvizë prej andej. Prandaj mbetet në ajër, sa i takon skuadrës me të cilën do të luajë. Por natyrisht që duhet të zgjidhë dilemat sa më shpejt, pasi në një situatë të tillë rrezikon të humbasë edhe vendin në Kombëtare, që në fakt i është lëkundur disi pas paraqitjeve jo të mira me Kosovën dhe Ukrainën.