Vetëm pak javë pas transferimit në Greqi, Mërgim Mavraj debutoi si titullar me fanelën e skuadrës së tij të re, Aris. E jo në një ndeshje dosido, por në derbin e Selanikut ndaj PAOK, të vlefshëm për Kupën e Greqisë. Një fillim i mbarë për mbrojtësin e Kombëtares, që i ka sjellë fat edhe ekipit selanikas, përderisa arriti të marrë një barazim 1-1, për më tepër në transfertë. Ishin vendasit e PAOK që kaluan të parët në avantazh me anë të Pelkas në minutën e 25-të, ndërkohë që Garsia barazoi për Aris, në minutat shtesë të pjesës së parë. Përgjithësisht ishte një paraqitje e kënaqshme nga ana e Mavrajt, i cili u zëvendësua në minutën e 82-të.
Ndërkohë që duket sikur kishte ndërruar vendin me Migjen Bashën, shqiptari tjetër i Aris, i cili e nisi ndeshjen nga pankina. Tashmë, ky debutimit në kupë pritet të pasohet nga një tjetër aktivizim në kampionat për mbrojtësin 32-vjecar, me Arisin që në fundjavë do të përballet me Asteras Tripoli. Përtej asaj që ndodhi në fushë, doli jashtë kontrolli situate jashtë satdiumit, ku u luajt derbi i Selanikuti. Disa tifozë kanë hedhur në drejtim të poliisë, bomba molotov të bëra në mënyrë artizanale. Ndonëse mediat greke dhe disa burime të pankonfirmuar, kanë deklaruar se ngjarja e rëndë jashtë stadiumit nuk kishte të bënë aspak me derbin.