Aventura e Maurizio Sarrit tek Lazio mund të zgjasë vetëm një sezon

Sport

Aventura e Maurizio Sarrit tek Lazio mund të zgjasë vetëm një sezon. Presidenti Claudio Lotito dhe trajneri kanë vendosur të ndërpresin bisedimet për rinovimin e kontratës, sepse në njërin krah Lotito dëshiron të presë derisa sezoni të shkoj drejt fundit për të kuptuar nëse ja vlen apo jo rinovimi, ndërsa në anën tjetër tekniku synon të ketë njohuri për mënyrën se si klubi dëshiron të operojë në merkaton e verës.

Të kuptohemi Sarri vijon të jetë nën kontratë me Lazion deri në vitin 2023, por në këtë aspekt ka nje informacion nga mediat italiane që mund ta shkurtojnë eksperiencën e trajnerit toskan në krye të ekipit kryeqytetas. Sipas “corriere dello sport”, një media që njihet për afërsinë që ka me klubet e qytetit të Romës, ekziston një klauzolë në kotratën aktuale të Sarrit që mund ti japë mundësinë trajnerit të largohet në përfundim të muajit Maj.

Ish tekniku ndër të tjera i Napolit dhe Juvenusit nuk e ka fshehur ndonjëherë pakënqësinë e tij me mënyrën se si është operuar në merkato deri me tani, sidomos pasi Lazio nuk kreu asnjë afrim në Janar dhe nëse vetë trajneri vëren që situata ka gjasa të jetë e njëjtë edhe në verë, atëherë mud të vendosë të marrë valixhen që në fund të këtij sezoni duke shfrytëzuar pikërisht klauzolën në fjalë.

Lazio aktualisht ndodhet në vendin e 6 në kuotën e 52 pikëve, ndërkohë që edicionin e shkuar nën drejtimin e Inzaghit pas javës së 31-të kishte 7 pikë më tepër në renditjen e Serisë A.