Mauricio Pochettino është zyrtarisht trajner I Chelsea. Argjentinasi ka firmosur një kontratë 2 vjeçare me Blutë e Londrës me mundësi rinovimi edhe për një të 3-të, që hyn në fuqi pas Korrikut të kësaj vere.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi anglez me anë të një postimi në faqen zyrtare. Drejtuesit e Chelsea shprehen mjaft të kënaqur me këtë zgjedhje, pasi vlerësojnë tek Pochettino pikërisht modelin e trajnerit të duhur që I nevojitet skuadrës. Sipas tyre, Pochettino është një personazh që zotëron kualitet, lidership dhe karakter. Këto janë pikërisht pjesët thelbësore që një mekanizëm të funksionojë sikurse duhet.
Gjithashtu, një tjetër armë e fortë e Pochettinos është aftësia për të punuar me lojtarët e rinj dhe për t’u dhënë atyre mjaft mundësi. Chelsea është një skuadër e mbushur me plot futbollistë të talentuar, të cilët nën urdhërat e argjentinasit, mund të nxjerrin në pah potencialin e tyre më të mirë.
Pochettino vjen nga nja aventurë me PSG një vit më parë, ndërsa detyra e tij në “Stamford Bridge” është ta rikthejë skuadrën e Chelsea drejt sukseseve të mëdha, si në Angli, por gjithashtu edhe në Europë.
Epoka e 51 vjeçarin në klubin e Londrës Perëndimore pritet të jetë mjaft sfiduese. Mjafton të përmendim këtu, që në 5 vitet e fundit, Pochettino ëshë trajneri I 6-të I emëruar në krye të Chelsea. Këtë vit futbollistik, Blutë e mbyllën kampionatin në vendin e 12-të, duke përjetuar kësisoj sezonin e tyre më negativ qëe nga viti 1996-të.