MATHAUS – DEL KUNDER TRANSFERIMEVE TE DE BRUYNE, FIRMINO E BABA

Sport

De-Bruyne
Kevin De Bruyne, Roberto Firmino dhe Baba Rahman bënë gabim që braktisën Bundesligën për Premier League. I këtij mendimi është legjenda e futbollit gjerman, Lotar Mateus, i cili ka kritikuar vendimet e futbollistëve për të pasur një ndryshim në karrierën e tyre.
Treshja e lojtarëve të vënë në shënjestër nga Mateus lëvizën respektivisht nga Ëolfsbugu, Hofeinhaimi dhe Ausburgu për t’u bashkuar me Manchester City, Liverpul e Chelsea, gjatë merkatos së verës.
Por ish-mbrojtësi i Bajernit dhe Gjermanisë, beson se lojtarët nuk e kanë të garantuar aktivizimin në skuadrat ku janë transferuar, gjë që do të ndikojë jo pak në vijueshmërinë e paraqitjeve të tyre. Sipas tij, “agjentët e futbollistëve në fjalë panë vetëm shifrat me shumë zero që iu ofruan nga klubet e Premier League dhe jo përfitimet sportive”.
Ndërkohë që ka marrë si shembull Shinji Kagaëan, i cili kaloi përpara dy vjetsh te Manchesteri nga Borsuai e Dortumundit dhe dështoi menjëherë, duke u kthyer sërish në Bundesligë. “Për llogarinë bankare të lojtarëve është një ndryshim i madh, por në termat sportivë nuk është aspak shpërblyese”, ka prerë shkurt Mateus, i cili karrierën e tij e ka të ndarë mes vetëm dy klubeve me emër, Bajern dhe Inter.