MATEUS, GJERMANIA NUK KA NJE PROBLEM PORTIERESH

Sport

Gjermania mbylli me dy fitore eleminatoret e Tetorit dhe Lothar Matthaeus foli për diskutimin e vazhdueshëm të titullarit të portës. Ter Stegen është duke u rekuperuar pas ndërhyrjes kirurgjikale në shpinë, ndërsa Neuer po përflitet për një kthim të mundshëm për botërorin e ardhshëm. “Në portë, Oliver Baumann luajti shumë mirë kundër Irlandës së Veriut, duke shpëtuar ekipin nga pësimi i disa golave të sigurt. Prandaj, është plotësisht e natyrshme që trajneri i kombëtares të mbështetet tek ai” – tha Lothar. Julian Nagelsmann nuk është i shqetësuar për atë që do të ndodhë pas tetë muajsh, apo për momentin kur Marc-André ter Stegen do të rikthehet. “Sa i përket së tashmes, ai nuk ka pse të shqetësohet as për ter Stegen, as për Manuel Neuer. Trajneri e bëri këtë shumë të qartë të hënën në mbrëmje – dhe kjo është plotësisht e kuptueshme. Me Baumann-in, ai ka një numër 1 tek i cili ka besim të plotë” – vazhdoi Kampioni i Botës në vitin 1990. Aktualisht nuk ka debat për portierin, sepse Baumann do të mbetet numri 1 i Gjermanisë deri në fund të vitit – dhe ndoshta, nëse nuk pëson ndonjë dëmtim, deri në Kupën e Botës.