MASSIMILIANO ALLEGRI, TRAJNERI I JUVENTUSIT:

Sport

“Nuk jemi ende të eliminuar nga Champions League. As nuk jemi kualifikuar në raundin e 1/8-tave, por as nuk kemi zbritur në Europa League. Megjithatë, sonte ka vlerë vetëm një rezultat. Normalisht që nuk varet gjithçka nga ne, por çdo gjë është e mundur të ndodhë.

Duhet të shpresojmë. Për momentin, Benfica po kalon një moment të mirë. Ata janë një prej 4 skuadrave të vetme që nuk kanë pësuar ende asnjë humbje këtë sezon, së bashku me Napolin, PSG dhe Real Madrid.

E dimë që sonte do jetë e vështirë, sepse luajmë në stadiumin e tyre. Këtu duhet të luajmë, ashtu sikurse bëjë një pjesë të lojës në fushën tonë përgjatë takimit të parë. Duhet të rezistojmë më shumë dhe të tregohemi më intensivë. Do përpiqemi të fitojmë me dy gola diferencë, megjithatë kjo do të jetë shumë e vështirë.

Vijmë nga dy fitore në dy ndeshjet e fundit dhe entuziazmi i tepërt mund të në dëmtojë. Kur jemi kompaktë, atëherë jemi më të fortë edhe në mbrojtje. Një gjë të tillë e kemi treguar në dy takimet e fundit, diçka që nuk ka ndodhur shumë përgjatë këtij sezoni. Nuk moment kaq shumë i rëndësishëm nuk duhet të mbyllet këtu. Jam optimist, sepse kemi gjithçka për të marrë një rezultat pozitiv sonte.”