“Sonte nisim rrugëtimin tonë në Champions League dhe në nevojiten 10 pikë për t’u kualifikuar përtej fazës së grupeve. Juventusi është gati të luajë një ndeshje të madhe, sa i përket aspektit teknik të lojës. Kjo do jetë një mbrëmje e bukur dhe padyshim një sfidë e mrekullueshme. Fakti që ndodhemi këtu dhe që do luajmë një takim të tillë, padyshim që na bën të ndihemi krenarë.
Sipas mendimit tim, do luajmë përballë skuadrës më favorite për të dalë kampione. Bonuçi, Rabiot, Vlahoviç dhe Perin do luajnë që nga minuta e parë e sfidës, ndërsa për të tjerët ende nuk e kam vendosur.
Sonte e kemi të domosdoshme të luajmë si një skuadër e bashkuar, ndërsa mënyra e menaxhimit të topit do jetë po ashtu e rëndësishme. Nuk duhet të lejojmë hapësira për kundërshtarët tanë, sepse ata janë shumë të rrezikshëm kur kanë hapësira”.