Massa shtyn tërheqjen nga bota eF1, Williams ka një ofertë të re

Sport

 

93055449 massabottas rex 550x309

Lëvizja e Valtteri Bottas tek Mercedes në krah të Lewis Hamilton do të mund të rikthente edhe një herë Felipe Massa-n në botën e Formula 1.

Piloti brazilian mësohet se ka pranuar ofertën prej milionë eurosh të drejtuesve të skuadrës për të shtyrë tërheqjen e tij nga garat e automobilizmit deri në vitin 2017.

35 vjeçari deklaroi dorëheqjen e tij nga F1 në garën e fundit të Adu Dhabit.

Që pas deklarimit të dorëheqjen të gjermanit Nico Rosberg, në skuadrën kampion bote ngeli vend bosh, vend i cili mesa duket do të zëvendësohet nga Bottas.