Martial befason, vendos të qëndrojë tek Manchester United

Sport

anthony manch
Ka marrë një kthesë krejt ndryshe nga ajo që ishte parashikuar, situata e Anthony Martial tek Manchester United. Sulmuesi francez duket se ka ndryshuar mendje dhe ka kërkuar të qëndrojë në skuadër e të luftojë për një vend në formacion. Pavarësisht problemeve të shumta me trajnerin e skuadrës, Jose Mourinho, Martial beson se gjërat mund të përmirësohen, dhe ka marrë këtë vendim sipas “The Sun”.  Problemet e Martial me Jose Mourinhon filluan që sezonin e kaluar, pasi trajneri portugez nuk i jepte besimin e duhur lojtarit, që luajti shumë pak. Kjo bëri që 22-vjeçari të humbiste vendin e tij në listën e Francës për në botëror, çfarë e parë tashmë që gjelat u shpallën kampionë bote, i ka kushtuar shumë Martial.

martial anth

Largimi i tij nga grumbullimi i skuadrës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth 1 muaj më parë, vetëm sa shtoi zërat e një largimi të lojtarit nga skuadra. Megjithatë, lojtari tashmë duket se ka vendosur të qëndrojë në skuadër e të fitojë një vend titulllari. Për këtë gjë do të ketë konkurencë të fortë me emra si Alexis Sanchez, Marcus Rashford apo Jesse Lingard. Shumë emra të mëdhenj të Manchester United si Wayne Rooney apo Paul Schooles kishin dalë hapur kundër largimit të Martial, që sipas tyre ka potencialin për t’u bërë ndër më të mirët në rolin e tij.