Marquez nuk shqetësohet për fitoret e Ducatit, për sa kohë fiton titullin

Sport

marquezzzzz

Ducati ka treguar një formë të jashtëzakonshme në pjesën e dytë se sezonit, teksa Lorenzo e Dovizioso kanë fituar 5 nga 7 garat e fundit. Në bokset e ‘MotoGP’, thuajse të gjithë e pranojnë se nëse marka italiane do të kishte këtë formë që nga fillimi, atëherë titulli kampion do të diskutohej mes dy pilotëve të Ducatit. Por Marc Marquez mbetet ende njeriu për t’u mundur. 67 pikë janë një diferencë e konsiderueshme me Dovizioson e vendit të dytë, çfarë e bëjnë kampionin e botës në fuqi të jetë i qetë për garat e ardhshme.

motogp argentinian gp 2018 marc marquez repsol honda team 8087826
“Unë mbetem i pari dhe kam një distancë të cilën më duhet ta menaxhoj. Nuk kam pse kaloj limitet e të rrezikoj. Nëse Ducati fiton çdo garë e më merr nga 5 pikë, atëherë për mua nuk ka asnë problem. Unë thjesht do mbroj titullin si kampion bote.” Janë këto fjalët e spanjollit, që së bashku me drejtuesit e Hondas duken të sigurt drejt konfirmimit si kampion bote në ‘MotoGP’. Më e komplikuar duket situata në luftën për konstruktorë, ku diferencat mes Hondës së vendit të parë dhe Ducatit ndjekës, janë vetëm 23 pikë.