Nuk ka paqe për Marc Marquez. Pas kalvarit të gjatë të dëmtimit të rëndë në shpatull, piloti spanjoll është dëmtuar sërish. Aksidenti që ai vetë shkaktoi në cmimin e parë të madh të sezonit në Portugali ka bërë që 6 herë kampioni i botës në Moto Gp të vuaj një frakturë në gishtin e madh të dorës së djathtë. Me t’u rikthyer në Spanjë piloti katalanas ka kryer një ekzaminim ku është dalluar fraktura e c’rregullt në dorën e djathtë dhe pa humbur kohë i është nënshtruar një ndëryrjeje kirurgjikale në spitalin e Madridit. Në këtë mënyrë Honda ka njoftuar se Marquez nuk do të marr pjesë në cmimin e madh të Argjentinës që do të mbahet këtë të dielë në orën 19:00.
Në “Portimao” 30 vjecari gjatë xhiros së 3-tw ku mbante vendin e 4-wt gaboi me trajketoren e më pas edhe me frenimin duke nxjerr jashtë garë pilotin e shtëpisë Oliveira dhe ndikuar edhe garën e bashkëkombëasit të tij Jorge Martinit. Marquez kërkoi ndjesë për aksidentin, teksa piloti portugez po vuan një tronditje në kokë. Spanjolli për shkak se ishte zanafilla e aksidentit është dënuar me dy xhiro të gjata në garën pasardhëse, që në këtë rast do të shlyhen në momentin që Maruqez do të jetë i gatshëm të zbresë në pistë. Titulli i fundit kampion i pilotit të Hondës daton më 17 nëntor të 2019-ës, nga ai moment Marc Marquez nuk ka parë më dritë dhe edicionin e shkuar për shkak edhe të shqetësimeve fizike e mbylli sezonin në pozicionin e 13-të.