Marquez: Jam pak i ashpër, por kam mësuar nga duelet me…

Sport

marquez

Njësoj si Hamilton në ‘Formula 1’, edhe ‘MotoGP’ ka një lider, që vazhdon të dominojë prej kohësh me Hondan e tij. Marc Marquez ka treguar edhe njëherë se nuk ka rivalë në elitën e garave me motora dhe këtë gjë spanjolli e dëshmon garë pas gare. Piloti i Hondas udhëheq i qetë renditjen e këtij sezoni, por pavarësisht se gjithçka i nevojitet është menaxhimi i situatës, ai vazhdon të luftojë në çdo garë vetëm për fitoren.  Diçka e tillë është parë edhe në dy garat e fundit, në Aragon dhe Tajlandë, ku spanjolli dueloi deri në metrat e fundit me Andrea Dovizioson. Pikërisht ky rivalitet me pilotin italian të Ducatit ka shtyrë që Marquez të mësojë akomë më shumë rreth motorit të tij, teksa zbulon se ka studiuar stilin e Doviziosos, për t’u përmirësuar akoma më shumë.

motogp ducati desmosedici gp17 launch 2017 andrea dovizioso ducati team

“Unë dhe Dovi kemi mënyra të ndryshme të garimit. Motorat tanë na japin pika të ndryshme të forta dhe kjo sjell ato duele të bukura mes nesh thuajse gjatë gjithë garës. Në pistë tregojmë respekt për njëri-tjetrin dhe mësojmë sa më shumë të jetë e mundur. Unë jam pak i ashpër në garimin tim, por duelet me Dovizioson më kanë bërë të mësoj jo pak.” Me 77 pikë diferencë nga Dovizioso në renditjen e përgjithshme për pilotë, kur kanë mbetur edhe 4 gara nga fundi, duket se është thjesht çështje kohe që Marc Marquez të kurorëzohet për herë të pestë në karrierë si kampion bote në ‘MotoGP’.