Marquez bën tjetër hap drejt titullit kampion, fiton sërish në Aragon

Sport

marquez moto
Marc Marquez i ka dhënë një leksion të vërtetë Ducatit në Aragon teksa ka dalë triumfues ndaj Andrea Doviziosos vetëm në 2 xhirot e fundit. Dy pilotët e Ducatit niseshin nga ‘pole-position’ por Lorenzo do të gabonte në frenim në kthesën e parë të garës, duke fluturuar nga motori i tij e duke pësuar edhe një dëmtim në këmbë. Vetë Lorenzo do të fajësonte për këtë episode Marquezin, i cili sipas tij i mbylli hapësirën në atë kthesë. Kryesimin e garës do ta merrte shoku i tij i skuadrës, Dovizioso, që arriti të mbrohej mirë nga sulmet e Marquez deri në xhirot e fundit.  Spanjolli i Hondas pas fitoi betejën me 2 motorët Suzukin që vinin kërcënueshëm nga pas, vendosi të sulmonte për vendin e parë.

marc marquez repsol honda team

Ndonëse edhe një vend i dytë do të ishte i kënaqshëm për Marquez dhe renditjen për pilotë, kampioni i botës në fuqi vendosi të rrezikonte duke dueluar me Dovizioson. Pasi shkëmbyen disa herë vendin e parë mes tyre, ishte Marquez që në fund do të merrte fitoren e garës për herë të tretë radhazi.  Ky triumf i tij në Aragon është një tjetër hap drejt konfirmimit si kampioni i botës. Spanjolli kryeson renditjen me 246 pikë, ndërsa ndjekësi i tij më i afërt, Dovizioso, për momentin ka 74 pikë më pak. Me 5 gara të mbetura në kalendarin e këtij viti, duke thuajse e pamundur që rezultatet të përmbysen. Për Ducatin, më e mundshme është të fitojnë tek lufta e konstruktorëve, ku aktualisht Honda ka 281 pikë, kundrejt 253 të Ducatit.