Maroku ankohet në FIFA për arbitrimin e ndeshjes ndaj Francës

Sport

Ndonëse shkruajti historinë në Botërorin e Katarit, duke shkuar deri në gjysmëfinale, si përfaqësuesja e parë afrikane, Maroku nuk është aspak i kënaqur me eliminim nga Franca. Madje, për këtë, afrikano-veriorët ia faturojnë humbje e tyre arbitrit të ndeshjes, Cesar Arturo Ramos.

Si pasojë, në Marok kanë vendosur që të bëjnë hapa para në këtë drejtim. Federata marokene e futbollit, ka dërguar një ankesë në FIFA, duke shprehur hapur pakënaqësitë ndaj kryesorit meksikan, Ramos.

Në ankesë theksohet një episod në pjesën e parë, teka arbitri duhet të kishte akorduar një penallti në favor të Marokut, kur Sofiane Boufal u rrëzua brenda zonës franceze. Mirëpo në fakt ndodhi e kundërta. Boufal u ndëshkua me karton të verdhë për ndërhyrje të parregullt ndaj Theo Hernandez.

Gjithashtu, evidentohet edhe një tjetër episod në pjesën e dytë ndaj Selim Amallah. Për këto raste, Maroku kërkon nga FIFA që të rishohë edhe një herë tjetër vendimet e arbitrit, sepse nga ana e specialistëve të futbollit janë konsideruar penallti të padiskutueshme. Marokenët gjithashtu janë të zhgënjyer edhe me faktin e mosndërhyrjes së VAR-it.

Në pritje të një përgjigjeje nga FIFA, të shtunën, Maroku do luajë ndaj Kroacisë, një ndeshje, e cila do vendoset se cila prej dy përfaqësueseve do renditet në vendin e 3-të dhe të 4-të të Botërorit, Katar 2022.