Marku i kthehet ringut në dhjetor, ja kundërshtarët e mundshëm…

Sport

Florian Marku vazhdon të mbajë lart flamurin kuqezi, duke lënë shenjën e tij, në rrugëtimin që ka ndërmarrë në boksin profesionist.
Kampioni shqiptar triumfoi të martën në sfidën e transemtuar ekskluzivisht në TRING, ndaj britanikut Muma Muimba, duke vijuar rekordin e pathyeshmërisë, me fitoren e 7 në po aq duele si profesionist në peshën e lehtë. Por këtë herë ka qenë një fitore e jashtëzakonshme e tij, pasi është siguruar që në ruandin e parë brenda gati 1 minute e 50 sekondash.

Objektivi i 28-vjecarit është që të rikthehet në ring gjatë muajit dhjetor. Megjithëse ende nuk ka gjetur një kundërshtar. Dëshira e tij e madhe është të ndeshet me Conor Ben, të cilit nuk ka nguruar t’i lëshojë sfidë, si një prej boksierëve më të mirë britanik të kësaj kategorie.

Gjithashtu, promotori Sam Jones ka zbuluar se është përpjekur të organizojë një ndeshje me britanikun tjetër, Rylan Charlton. Marku po vazhdon tentativat për të gjetur një kundërshtar të denjë, i cili duhet të jetë edhe më i fortë sesa Muimba.

Mbetet për t’u parë nëse Connor Ben, Rylan Charlton apo ndonjë tjetër boksier i nivelit të tyre, do të guxojnë të ndeshen me luftëtarin shqiptar!