“Niveli i energjisë është tepër i lartë. Në fund të fundit nuk ka sesi të ndodhë ndryshe, sepse jemi në Champions League. Djemtë e dinë se për cfarë luhet kjo ndeshje dhe sa e rëndësishme është të shkojmë në fazën me eleminim të këtij kompeticioni. Shakhtari është një skuadër e fortë, që përvecse ka sulmues të rrezikshëm, gjithashtu mbron shumë mirë. Ndërkohë që është e prirur që gjatë lojës edhe të përballojë mjaft mirë momentet e vuajtjes. Kam besim të madh se mund të marrim atë barazim që na duhet. Megjithatë nuk kemi ndërmend të hyjmë në fushë me këtë ide, por vetëm për fitore, përndryshe, do të rrezikonim shumë. Që prej fillimit të tetorit kemi luajtur cdo tri ditë dhe ende nuk ka humbur një ndeshje si në kampionat, ashtu edhe në Evropë. Shpresojmë ta vazhdojmë edhe sonte këtë këtë seri të rezultateve pozitive. Motivimi i lojtarëve është ai i duhuri për rastet e mëdha. Kemi edhe pak ndeshje deri në ndërprerjen e sezonit për t’i lënë vend Kupës së Botës. Prandaj duhet t’i përballojmë me impenjim maksimal dhe mentalitet fitues, pasi vetëm kështu do të kemi shanse të marrim edhe rezultatet që të gjithë kërkojmë”.