MARIO RUI, MBROJTËSI I NAPOLIT:

Sport

Anfield është një prej stadiumeve më të mrekullueshme që kam luajtur. Atje krijohet një atmosferë e mahnitshme. Kështu do të jetë edhe sonte, por ne duam të shkojmë në vazhdën e rezultateve që kemi marrë deri më tani. E dimë se përballë do kemi një skuadë shumë të përgatitur, me lojtarë të nivelit më të lartë. Për këtë arsye, duhet të qasemi me të njëjtin mentalitet në fushën e lojës, ashtu sikurse kemi bërë deri më tani.

Jemi një grup i ndërtuar mbi themelet që kemi hedhur në edicionin e kaluar. Për momentin po bëjmë mirë dhe mund të përmirësohemi edhe më tepër. Për t’ia arritur qëllimit, jemi duke punuar fort të gjithë së bashku.

Të gjithë jemi në ndihmë të njëri-tjetrit. Sekreti është forca dhe dëshira e gjithësecilit për t’u sakrifikuar në emër të grupit. Duhet të vazhdojmë përpara, pikërisht mbi këtë parim.”