Mario Gotze mendon të ribashkohet me trajnerin Jurgen Klopp tek Liverpool

Sport

mario gotze
Që pasi u rikthye në fushën e blertë, pas një periudhe të gjatë larg futbollit, Mario Gotze duket se nuk ka qenë i njëjti. Pasi kuroi sëmundjen e tij, ai që cilësohej si ‘talenti më i madh i shekullit’ tek kombëtarja gjermane, e ka patur të vështirë të realizoi pritshmëritë ndaj tij, sidomos kur kritikat dhe presioni nga mediat e tifozët nuk është ndalur asnjëherë.  Por siç zbulon ish-shoku i tij i skuadrës, Kevin Groskreutz, Gotze dëshiron t’i japë një tjetër drejtim karrierës së tij. Tek Dortmund nuk po ia del të jetë më si dikur, ndaj së fundmi është spekuluar se 26-vjeçari dëshiron të ribashkohet me trajnerin e tij të vjetër, Jurgen Klopp.

2421853 50335830 2560 1440

Pikërisht numri 1 i stolit të Liverpool ishte ai që rriti performancat e Gotzes në nivele të larta, dhe një ribashkim me të do të ishte gjëja më e mirë për futbollistin gjerman, si nga ana psikologjike, edhe nga ajo sportive. Për momentin në Gjermani këto mbeten spekulime, ndërsa në Angli, një transferim i lojtarit tek ‘the reds’ duket i vështirë, pasi Liverpool për momentin është i plotësuar në repartin ofensiv. Megjithatë ideja e të paturit në skuadër të ‘benjaminit’ të tij, e tërheq Jurgen Klopp, që deri më tani nuk ka folur rreth këtyre aludimeve. Këtë sezon, Gotze ka zhvilluar vetëm 2 ndeshje me Dortmund, ndërkohë që vlera e kartonit të tij llogaritet të jetë rreth 18 milionë euro.