Manchester United kalon pa probleme sfidën e javës së 24 të Premier League ndaj Leiçester City. Djajtë e Kuq triumfuan me rezultatin e pastër 3-0 në Old Trafford, me sfidën që u zhbllokua fillimisht në minutën e 25 nga Marcus Rashford.
Në të 56-tën, I njëjti personazh dyfishoi rezultatin në Teatrin e Ëndrrave. Rashford po përjeton sezonin e tij më të mirë ndonjëherë me fanellën e Manchester United. Sulmuesi ka shënuar 24 gola në të gjitha kompeticionet, përfshirë këtu edhe 8 asist. Një gjë të tillë, anglezi e ka bërë në 36 takime të luajtura.
Jo vetëm kaq, djaloshi I shtëpisë, 17, nga 24 golat e tij sezonal I ka shënuar në Old Trafford, duke u bërë kësisoj futbollisti I parë I United që e prek këtë shifër që nga edicioni 2011/12-të, atëherë kur diçka të tillë e bënte Wayne Rooney.
Për t’u rikthyer tek ndeshja, golin e 3-të të sfidës e shënoi Jadon Sancho në minutën e 61, me anglezin që në sezonin e tij të dytë në Old Trafford, po arrin që dalëngadalë të kthehet në versionin e tij më të mirë.
Suksesi ndaj Leiçester, ishte I 15-ti për Untied këtë edicion në Premier League. Skuadra e Erik Ten Hag klasifikohet në kuotën e 49 pikëve, 3 më pak sesa City I vendit të 2-të. Këto të dhëna, në Teatrin e Ëndrrave kanë rritur shpresën se skuadra mund të peretndojë edhe për titullin kampion, teksa deri në fund kanë mbetur edhe 14 javë për t’u luajtur.