Mundësia e transferimit të Marcus Rashford në klubin e Milanit, ka nisur të bëhet serioze. Siç njoftohet nga mediat angleze, kuqezinjtë, kanë nisur kontaktet e para me stafin e lojtarit dhe në veçanti me agjentin e futbollistit, i cili është vëllai i tij. Në mes ka optimizëm, por ngërçi i vetëm qëndron në pagën e lartë të lojtarit, i cili në radhët e Manchester United përfiton 13 milionë euro në sezon. Në kushte si këto, mbete për t’u parë se si do të veprojë Milani, pasi kuqezinjtë, nuk mund të përballojnë dot një shumë të tillë. Një zgjidhje mund të jetë, pagesa e gjysmës së rrogës së lojtarit, ndërsa pjesa tjetër të paguhet nga United.
Nisur nga këto ngjarje, tifozët kuqezinj kanë nisur të bëhen optimistë, se përgjatë ditëve të ardhshme, Rashford mund të transferohet në San Siro. Nisur këtu edhe nga fjalët e Drejtorit Sportiv të Milanit, Zlatan Ibrahimoviç, i cili pas triumfit në Superkupë, u shpreh se klubi do të bëjë diçka në merkaton e Janarit për të përforcuar skuadrën. Për t’u kthyer tek lojtari, ndonëse po kalon një moment të vështire në Old Trafford, mbetet një element me cilësi të mëdha. Për më tepër, që përveç krahut, 27 vjeçari mund të luajë mjaft mirë edhe në qendër të sulmit, si një garanci më shumë për të shkuar tek gola. Këtë sezon me Manchester United, Rashford ka luajtur 24 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa gola të realizuar janë vetëm 7. Futbollisti në fjalë po kalon një periudhë të vështirë, ndërsa ardhja e trajnerit Ruben Amorim, nuk e ka përmirësuar gjendjen e tij. Madje, përkundrazi, e ka bërë atë edhe më të komplikuar, deri në pikën që Rashford do të largohet nga djajtë dhe do të huazohet diku tjetër deri në fund të sezonit.