“Jemi një grup i bashkuar dhe po kalojmë një moment shumë të mirë. Një gjë e tillë reflektohet edhe në fushën e blertë. Ia kemi dalë të zhvillojmë disa ndeshje pozitive. Jemi të bashkuar. Secili këtu është i angazhuar për të dhënë maksimumin. Pjesë e kësaj bashkësie jam edhe unë. Dua të luaj çdo ndeshje, por misioni im kryesor është që të jem gjithmonë i përgatitur dhe më pas do të shohim se ç’do të ndodhë.
Leëandoëski? E njoh mirë, sepse kam luajtur kundër tij dhe kam vuajtur prej tij. Kështu që nuk jam aspak i surprizuar me formën aktuale. Nëse nuk është më i miri, atëherë ai është padyshim një prej sulmuesve më të mirë në botë. Uroj që të vazhdojë kështu, sepse është shumë i rëndësishëm për ne.”