Mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio, beson se skuadra e tij do ta marr edhe një trofe këtë vit.
Bianconerët do ta presin Milanin në Superkupën e Italisë të premten në Doha të Katarit.
“Është vetëm një ndeshje, e kemi skuadrën më të mirë dhe jemi të fokusuar ta sjellim një trofe në shtëpi”.
“Nuk duhet ta nënvlerësojmë askënd. Milani, Interi dhe Genoa na kanë provuar këtë”.
Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, ka thënë ditë më parë se duhet t’i ndërrojë të gjithë gjyqtarët për ta ndalur Juven.
“Fjalët e Berlusconit? Ishte shaka, unë mendoj vetëm për fushën dhe këtë e tregoj në fushë”, ka thënë Marchisio.