Marcelo tërhiqet nga futbolli në moshën 36 vjeçare

Sport

Marcelo tërhiqet nga futbolli në moshën 36 vjeçare. Mbrojtësi i majtë brazilian, ka varur këpucët në gozhdë, thuajse pas dy dekadash aktiv në futbollin profesionist, teksa peridhën më të lavdishme të karrierës së tij e kaloi në Santiago Bernabeu me fanellën e Real Madrid.

Marcelo zbarkoi në kryeqytetin spanjoll në Janarin e 2007-tës, atëherë kur ishte vetëm 18 vjeç. Në 15 sezonet e kaluara në Madrid, fitoi një total prej 25 trofesh, duke u kthyer kësisoj në një prej lotjarëve më të dekoruar të të gjithë historisë së Real Madrid, teka për disa sezone mbajti në krah edhe shiritin e kapitenit.

Me Realin, Marcelo fitoi 5 tituj të UEFA Champions League, 6 La Liga, 4 Botërorë klubesh, 3 Superkupa Europe, 2 Kupa Mbreti dhe 5 Superkupa të Spanjës. Në këtë mënyrë, ish-mbrojtësi i majtë, e ka çimentuar veten si një prej futbollistëve më legjendarë në historinë e Los Blancos.

Po ashtu, Marcelo, u aktivizua edhe 58 ndeshje me përfaqësuesen braziliane të futbollit, teksa në 2013-tën, arriti të fitonte edhe Kupën e Konfederatave.