Marca, FIFA hap cështje disiplinore për Messin, rrezikon të pezullohet

Sport

jgjfghkhjl

FIFA hap një çështje disiplinore për Lionel Messin, i cili rrezikon të mos luajë kundër Bolivisë. Pas pretendimeve me pamje filmike që nxorrën mediat kilene, Lionel Messi u tha se ofendoi gjyqtarin Sandro Ricci dhe asistentët e tij Marcelo Vangasse, Dewson Silva dhe Emerson Carvalho. Gjithcka ndodhi në përfundim të ndeshjes mes Argjentinës dhe Kilit, luajtur në Estadio Monumental dhe përfunduar 1-0 për të kaltrit. Por megjithëse shtypi kilen nxorri nga pamjet filmike fjalët ofenduese ndaj gjyqtarëve, ata nuk kishin paraqitur asnjë notë me shkrim për këtë gjest, duke pretenduar se askush nuk e kishte dëgjuar mirë argjentinasin. Sidoqoftë rregullorja e FIFA-s ia mundëson komisionit disiplinor që të marrë në shqyrtim sjelljet abuzive ndaj gjyqtarëve në një ndeshje edhe nëse ata nuk e kanë raportuar një gjë të tillë. Për këtë Marca raportoi të martën se tanimë FIFA ka nisur shqyrtimin dhe nëse Federata Argjentinase e Futbollit nuk arrin të dëshmojë të kundërtën, Messi mund të pezullohet dhe të mos luajë nga 2 deri në 4 ndeshje me kombëtaren, çka do të ishte një humbje e madhe për skuadrën e Edgardo Bauzas. Nëse dënohet maksimalisht, Messi do mungojë kundër Bolivisë, Uruguait, Venezuelës dhe Perusë, për t’iu rikthyer kombëtares vetëm në ndeshjen e fundit eliminatore ndaj Ekuadorit. Aktualisht në eliminatoret për botërorin Rusi 2018-të, Argjentina ndodhet e 3-ta me 22 pikë në një grup me 10-të skuadra ku kualifikimin e gëzojnë vetëm 5 prej tyre.