Mane pranë akordit me Bajernin

Sport

Sadio Mane është pranë akordit me Bajernin e Mynihut. Ka disa javë që klubi bavarez po mundohet te bindë fillimisht lojtarin e më pas Liverpulin për të përfituar të drejtat e sulmuesit. Sipas mediave në Angli, klubi gjerman është gati ti ofrojë një pagë prej 360 mijë paundësh në javë, që përkthehet në 18.6 milion euro në sezon, c’ka do të thotë se Mane tek Bajerni do të përfitonte më shumë se dyfishin e lojtarit më të paguar aktualisht tek Liverpuli, Van Dijk.

Për këtë arsye duket se futbollisti tashmë është bindur dhe ka dhënë “ok” e tij. Gjithcka e mbyllur?! Absolutisht jo, tashmë gjermanëve u duhet të bindin klubin e kuq që ka refuzuar dy ofertat e para duke i konsideruar qesharake, sidomos për një prej tyre, ku Bajerni ofronte 23.5 milion paund + 6.5 bonuse, por tek bonuset gjendeshin klauzola ku shruhej se për ti përfituar këto para Liverpooli, duhej që Bajerni të fitonte cdo sezon Champions Leaguen e Mane të fitonte “topin e artë”. Raportohet se drejtorit sportiv të bavarezëve Salhiamidzicit i është thënë të mos udhëtojë për në Liverpul nëse nuk ka një ofertë prej 40 milion paundësh, por sipas mediave gjermane gjithcka mud të mbyllet për një shifër mes 35-40 milion eurove, kujtojmë që Manes i ka mbetur vetëm një vit kontratë me “the reds” dhe gjasat janë të dhumta që sezonin tjetër pas ligës franceze,  austriake e premier Leagues, të provojë edhe Bundesligën.