Trajneri i Inter, Roberto Mancini ka zbuluar se ku do të luaj sezonin e ardhshëm Lukas Podolski.
Lukas Podolski nuk do të mbetet në Inter. Reprezentuesi gjerman do të rikthehet në Arsenal pas përfundimit të këtij sezoni. Këtë e ka konfirmuar trajneri i Neroazzurrëve. Roberto Mancini.
“Podolski do të kthehet në londër në fund të sezonit, atëherë edhe kur do të saldoj marrëveshja e huazimit. Ai është një profesionist i vërtet”, ka deklaruar Mancini.
Podolski, gjatë afatit kalimtar të janarit u huazua në Inter nga Arsenali. Por, sulmuesi gjerman deri më tani nuk ka arritur ta dëshmoj vetën te Neroazzurrët.
Ai shënoi golin e parë në fanellën e Interit, në ndeshjen që kjo e fundit e fitoi si mysafire përballë Udineses.