Trajneri i Interit, Roberto Mancini ka pranuar se do ta kishte të vështirë të refuzonte mundësinë për ta drejtuar përfaqësuesen e Italisë.
Italia menaxhohet nga Antoni Conte, por me emërimin e tij si trajner i Chelseat, përfaqësuesja italiane do të kërkojë trajner të ri pas përfundimit të Euro 2016.
Mancini është në sezonin e tij të dytë si trajner i Interit dhe deri më tani ka drejtuar ekipe si Fiorentina, Lazio, Manchester City dhe Galatasaray.
“Jo çdokush drejton ekipin kombëtar. Të punosh aty është ndryshe sesa trajner i klubit, por mendoj se do të ishte gjë e mirë”, ka thënë Mancini për Premium Sport.