Manchestser City, klubi i dytë në historinë e futbollit anglez që ka shpenzuar më shumë në merkaton e Janarit

Sport

Manchester City është bërë klubi që ka investuar më shumë se kushdo tjetër në merkaton e Janarit. Kampionët në fuqi të Anglisë, kanë shpenzuar plot 200 milionë euro, duke kompletuar transferimin e 4 futbollistëve, për të plotësuar hapësirat që trajneri Pep Guardiola kishte nevojë në skuadrën e tij.

Pas mbrojtësve Vitor Reis dhe Abdukodir Khusanov dhe sulmuesit Omar Marmoush, në orët e fundit të merkatos, City ka zyrtarizuar gjithashtu edhe mesfushorin Nico Gonzalez nga klubi i Portos, për 60 mln euro.

Me 200 mln euro të shpenzuara, Manchester City është bërë klubi i dytë anglez në histori që ka shpenzuar më shumë përgjatë merkatos së Janarit. Në vendin e parë qëndron Chelsea me 330 milionë euro të shpenzuara në Janarin e 2023-shit.

Përforcimet e bëra nga City përgjatë këtij dimri, janë një tregues i qartë, se qytetarët, kërkojnë të shpëtojnë sezonin, pasi deri më tani, situata nuk ka qenë aspak pozitive në radhët e kampionëve në fuqi të Premier League. Për fazën e dytë, objektivi kryesit i Cityzens do të jetë të sigurojnë një vend në Champions League për edicionin e ardhshëm. Po ashtu, ata duan të bëjnë mirë edhe në UCL, teksa në fazën play-off u kualifikuan vetëm në ndeshjen e fundit të fazës së ligës. Mirëpo, short ii play-offit nuk u tregua edhe aq miqësor me anglezët, pasi në këtë raund do të kenë përballë një skuadër mjaft familjare sikurse është Real Madrid.

Në kushte si këto, drejtuesit e City nuk janë kursyer në merkato, dhe kanë shpenzuar denjësisht, duke i vënë në dispozicion një sërë futbollistësh me peshë trajnerit Pep Guardiola, në mënyrë që faza e dytë e sezonit të jetë e mbushur me rezultate pozitive.