Manchester Untied bëhet gati për blerjen më të shtrenjtë në historinë e klubit. Që djajtë e kuq të jenë përfundimisht një skuadër e kompletuar, atëherë ata kanë nevojë për një sulmues qendre njw hallkë që do të plotësonte përfundimisht nevojat e trajnerit Erik ten Hag. Në sezonin e ardhshëm, të kuqtë e Manchesterit do të futen në garë për të fituar titullin kampion, e kësisoj, përforcimi me një sulmues është i domosdoshëm.
Sikurse raportojnë mediat në ishull, në merkaton e verës, United po përgatit një ofertë deri në 120 mln euro në radhët e Frankfurtit për nënkampionin e botës, Kolo Muani. Për të siguruar shërbimet e francezit, 20 herë kampionët e Anglisë, duhet njëkohësisht të mposhtin edhe konkurencën e PSG, që gjithashtu është në ndjekje të sulmuesit.
Në sezonin e tij të parë në Bundesligë, Kolo Muani është kthyer në një personazh të jashtëzakonshëm për atë që ka arritur të japë në fushën e lojës. Në 34 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, Muani ka shënuar 16 gola, e po ashtu ka kontribuar me 14 asiste për shoket e ekipit.
Nëse oferta prej 120 mln eurosh nga United, do të pranohej nga Frankfurti, atëherë, Muani do të bëhej blerja me e shtrenjtë në historinë e klubit, e njëkohësisht blerja e dytë më e shtrenjtën e historinë e Premier League. Në krye të listës më të shtrenjtë do të qëndronte Enzo Fernandez, shërbimet e të cilit, Chelsea i siguroi për 121 mln euro në Janar të këtij viti.
Nisur nga rrethana të tilla, sido që të shkojë, e sigurt duket se më i fituar nga të gjithë, do të dalë Frankfurti, që do të mbushë arkën me miliona. Kampionët e Europa League, i siguruan shërbimet e Kolo Muani me kosto zero në verën e 2022-shit, nga skuadra e Nantes.