Manchester United shkarkon trajnerin Erik Ten Hag

Sport

Manchester United shkarkon nga detyra trajnerin Erik Ten Hag. Vetëm 3 fitore në 9 javët e para të kampionatit, i kanë kushtuar vendin e punës teknikut hollandez, i cili në çdo konferencë shtypi, ishte i bindur se ekipi i tij do të gjente një mënyrë për të shkuar drejt suksesit me të në krye. Megjithatë, disfata 2-1 në fushën e Ëest Ham në fundjavë, bëri që drejtuesit e klubit anglez të mos toleronin më dhe të merrnin vendimin drastic, duke shkarkuar nga detyra menaxherin Ten Hag. Për 54 vjeçarin, ky ishte sezoni i tretë në krye të djajve të kuq, ndërsa në dy të mëparshmit, arriti të fitonte gjithësej 2 trofe, një Carabao Cup dhe një FA Cup. Sakaq, sikurse klubi e ka konfirmuar vetë në kanalin zyrtar, deri në momentin që United të emërojë një tjetër trajner, në krye të skuadrës do të jetë Rud van Nistelroy, i cili këtë sezon ishte edhe ndihmësi i Ten Hag. Pas mbylljes së epokës së Ten Hag, mbetet për t’u parë se cili do të jetë trajneri tjetër i skuadrës së Manchester United.