Manchester United, lojtarët kundër ideve të trajnerit Erik Ten Hag

Sport

Kanë nisur më shpejt nga sa mendohej problemet për trajnerin Erik Ten Hag në krye të Manchester United. Duke u bazuar në raportimet e mediave britanike, lojtarët e United, besojnë se Ten Hag nuk është timonieri i duhur për të drejtuar skuadrën. Idetë e tij, nuk pëlqehen dhe nuk ndiqen nga futbollistët.

Sigurisht që ky është një telash më vete. Tashmë, përveçse duhet të fitojë besimin e drejtuesve, apo edhe të tifozëve, Ten Hag tashmë duhet të fitojë edhe besimin e futbollistëve të tij. Madje, këtë duhet të bëjë në një kohë rekord, sepse rrethi ka nisur të ngushtohet.

Në dy ndeshjet e para të Premier League, djajtë e kuq, numërojnë po kaq humbje dhe kësisoj United klasifikohet në vendin e fundit të tabelës së renditjes, diçka që nuk ndodhte që prej vitit të largët 1992.

Në këto rrethana, Ten Hag ka nisur të marrë menjëherë masat për ta kthyer situatën në favor të tij.  Për ndeshjen e javës së 3-të ndaj Liverpool, 52 vjeçari po mendon që të ulë në stol kapitenin Maguire, i cili është kritikuar vazhdimisht përgjatë epokës së tij në Old Trafford. Në vend të anglezit, do aktivizohet Raphael Varane, që do e ndajë qendrën e mbrojtjes, së bashku me Lisandro Martinez. Një tjetër humbje, do e dërgonte skuadrën e United në humnerë dhe ndoshta, mund të nisë diskutimet mbi vazhdimësinë e Ten Hag në stolin e 20 herë kampionëve të Premier League.