Manchester United ka shfaqur interes për kapitenin e Interit, Lautaro Martinez

Sport

Manchester United është klubi I radhës që ka shfaqur interes për Lautaro Martinez. Më konkretisht, sikurse njoftohet në mediat e huaja, argjentinasi është një kërkesë personale e trajnerit Erik Ten Hag, I cili do të donte ta kishte kampionin e botës pjesë të organikës së tij. Lautaro është duke kaluar momentin më të mirë të karrierës, teksa në 30 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Interin këtë sezon ka shënuar 22 gola e ka kontribuar gjithashtu edhe me 5 asiste.

Mirëpo, duhet theksuar se produktivitetin e tij më të lartë, kapiteni zikaltër e ka treguar në Serie A, teksa në 21 takime të luajtura, e ka tundur rrjetën plot 19 herë dhe kjo e ka kthyer atë në golashënuesin më të mirë të kampionatit Italian.

Falë një forme të tillë, Lautaro pëlqehet së tepërmi edhe nga trajneri I Ten Hag, I cili I ka kërkuar bordit drejtues, që në merkaton e verës, të nisin një sulm për sulmuesin e qendrës. Se ç’do të ndodhë, kjo mbetet për t’u parë, por e ardhmja e Lautaros duket e destinuar të jetë tek Interi. Këtë sezon, 26 vjeçari ka marrë edhe shiritin e kapitenit të skuadrës, teksa ai është projektuar për t’u bërë simboli I ardhëm I klubit 19 herë kampion të Italisë.

Prej disa kohësh, palët janë në diskutim të një rinovimi të kontratës deri në 30 Qershor të 2028-tës, me paketën aktuale që përfundon në verën e 2026-tës. Për aq sa është bërë me dije, që të rinovojë, sulmuesi kërkon 10 milionë euro në sezon, ndërsa Interi I ofron 8. Megjithatë, mesa duket, këtë herë do të plotësohet kushti I futbollistit, I cili, me 10 milionë euro në sezon do të kthehet automatikisht në një prej lojtarëve më të paguar të kampionatit Italian.