Manchester United i zhgënjyer nga Jadon Sancho, klubi po mendon shitjen e lojtarit

Sport

Aventura e Jadon Sancho në “Old Trafford” nuk ka shkuar aspak sipas pritshmërive. Si pasojë, trajneri Erik ten Hag është duke humbur durimin me lojtarin, pasi ai nuk po performon dot siç duhet dhe nuk po arrin nivlin që pritej të shkonte.

Në kushte si këto, duke iu referuar raportimeve të mediave në ishull, Manchester United është gati të dëgjojë ofertat për lojtarin në fjalë, kontrata e të cilit është e vlefshme deri në verën e 2026-tës dhe nga e cila përfiton 315 mijë euro në javë.

Në verën e 2021-shit, Sancho u transferua në “Teatrin e Ëndrrave” si lojtari që do të bënte diferencën, mirëpo diçka e tillë, të paktën deri më tani, nuk ka ndodhur. Britaniku nuk shkëlqeu dot në sezonin e tij të parë në Premier League, ndërsa nuk po e gjen veten as këtë edicion nën urdhërat e Ten Hag, i cili ka rilindur një futbollist si Marcus Rashford, me këtë të fundit që po përjeton edicionin më të mirë të karrierës së tij në aspektin personal, me 26 gola të shënuar në të gjitha garat. Nëse bëjmë një krahasim me Sanchon, ky i fundit ka shënuar vetëm 5 herë në 26 takime.

Aktualisht, vlera e Sanchos në tregun e merkatos, sipas Transfermarkt konsiderohet 55 mln euro dhe United është gati që këtë verë, të mirëpresë ofertat që do të vijnë drejt tij.

Me shitjen e Sanchos, klubi me bazë në Manchester, jo vetëm që do të largonte një lojtar që nuk premton më, por gjithashtu do të kursente edhe shumë të ardhura, duke qenë se ish-futbollisti i Borussia Dortmund përfiton 16 mln euro në sezon, para të cilat, mund të shpenzojë për të siguruar shërbimet e një tjetër futbollisti.