Manchester United është rikthyer të jetë kompetitiv nën urdhërat e trajnerit Erik Ten Hag, mirëpo që skuadra të konsiderohet e kompletuar, organikës I duhet shtuar edhe një sulmues I nivelit më të lartë. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit kanë nisur nga puna, që në verën e këtij viti të transferojnë pikërisht një futbollist me tipare të tilla.
Sikurse raportojnë mediat ndërkombëtare, United ka nisur të vëzhgojë sulmuesin e Napolit, Victor Osimhen. Këtë sezon, nigeriani po kalon formën e tij më të mirë që prej kohës kur është bërë pjesë e Serie A.
16 golat e shënuar në kampionat përgjatë këtij edicioni, e kanë ndihmuar Napolin që të kryesojë tabelën e klasifikimit, me një diferencë prej 13 pikësh me ndjekësin më të afërt. Osimhen vazhdimisht ka qenë në qendër të merkatos dhe nuk është hera e parë që United interesohet për të siguruar shërbimet e tij. Sidoqoftë, tashmë që I kanë rikthyer sërish prozhektorët nga shtatlarti I Napolit, klubi anglez është gati të paguajë edhe klauzolën e kontratës së Osimhen, që është 120 mln euro.
Në verën e 2025-tës, lojtarit në fjalë, I skadon kontratën me kryesuesit e kampionatit italian, por pikërisht vera e ardhshme duket e sigurt që të do të sjellë gjithashtu edhe largimin e tij nga stadium “Diego Maradona”.
Megjithatë, të kuqtë e Manchesterit nuk duhet të ndihen edhe aq të sigurt në këtë aspekt, sepse për Osimhen, në qarkullim ka nisur të duket edhe Chelsea. Blutë e Londrës janë gjithashtu në kërkim të një qendërsulmuesi. Me tërmetin që ka shkaktuar në dy merkatot e fundit, me më tepër se 650 mln euro të shpenzuara, klubi me bazë në Londrën Perëndimore, kosndierohet gjithashtu një kandidat potencial për të siguruar shërbimet e Vitor Osimhen.