Manchester United dhe City kërkojnë sulmuesin e Sportingut të Lisbonës, Viktor Gyokeres. Lojtari suedez po kalon një formë mbreslënëse këtë sezon, teksa në 21 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet, ka mundur të shënojë 24 gola dhe është tërësisht në garë për Këpucën e Artë të Europës. Në total me kampionët në fuqi të Portugalisë, në 68 ndeshje, Vikingu ka realizuar 68 gola. E pikërisht këto të dhëna, kanë tërhqeur vëmendjen e dy gjigantëve anglezë. United, ka vetëm pak kohë që ka emëruar ish-trajnerin e Sportingut, Ruben Amorim, kështu që ky i fundit, mund të luajë një rol thelbësor, që Gyokeres të transferohet në Old Trafford.
Nga ana tjetër, City kërkon të ketë në skuadër një zëvendësues potencial të Erling Haaland, i cili nuk mund të përballojë i vetëm të gjitha ndeshjet e një sezoni, duke qenë se kalendari është mjaft i ngjeshur dhe si pasojë, nuk garantohet freskia fizike.
Sa i përket Gyokeres, sulmuesi i qendrës, është i lidhur në kontrtatë me Sportingun deri në vitin 2028, ndërsa klauzola e tij e largimit prek shifrën e 100 milionë eurove. Mirëpo, siç njoftohet nëpërmjet mediave të huaja, nëse vjen momenti për t’u larguar në verën e 2025-tës, klubi dhe lojtari mund të bëjnë një marrëveshje, në mënyrë që shitja të kompletohet për vetëm 60 milionë euro, duke mos e penguar futbollistin që të shkojë në një tjetër klub dhe kampionat më të fortë.