Manchester United, CR7 nuk do jetë titullar në ndeshjen e parë të sezonit

Sport

Cristiano Ronaldo nuk do të jetë titullar në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Premier League me Manchester United. Të dielën, në Old Trafford, The Reds presin skuadrën e Brighton dhe trajneri Erik ten Hag ka nisur përgatitjet për këtë sfidë.

Sikurse raporton The Sun, Cristiano Ronaldo nuk do jetë pjesë e formacionit titullar. Takticieni hollandez preferon të luajë me Jadon Sancho, Antony Martial dhe Marcus Rashford në repartin e avancuar. Të 3 lojtarët e sipërpërmendur kanë zhvilluar një fazës përgatitore mbreslënëse, duke shkëlqyer në performancat e tyre.

Pikërisht për këtë arsye, Ten Hag kërkon të mos ndryshojë strategji, por të vazhdojë të rreshtojë po të njëjtët futbollistë në fushën e lojës.

Kësisoj, CR7 do e nisë ndeshjen nga stoli dhe me shumë mundësi do aktivizohet në pjesën e dytë të takimit. Portugezi nuk ishte me pjesën tjetër të skuadrës në fazën përgatitore dhe për këtë arsye është një hap pas në gjendjen fizike krahasuar me shokët e ekipit.

37 vjeçari ka luajtur me skuadrën vetëm në ndeshjen miqësore të zhvilluar ndaj Rayo Vallecano në Old Trafford. Madje, edhe në atë takim, Ten Hag e zëvendësoi pa u mbyllur ende pjesa e parë. Ndërkohë, CR7 është i bindur për t’u larguar nga Old Trafford. 5 herë fituesi i Topit të Artë synon të luajë në Champions League dhe për këtë arsye është në kërkim të një tjetër skuadre, përpara se të mbyllet merkatoja e verës.