Eric Ten Hag (Manchester United):
“Di të them se nuk duhet të mendojmë aspak për ndonjë skenar negativ. Duhet të mendojmë pozitivisht, kështu që e dimë se çfarë duhet të bëjmë. Thjesht na duhet të fitojmë, për të vazhduar që të qendrojmë në Evropë. E kemi përgatitur skuadrën me këtë ndjesi dhe këtë besim. Mendojmë se të gjithë të bashkuar mund t’ia dalim mbanë. Edhe më parë e kemi treguar se kur jemi në maksimumin tonë të formës, atëherë padyshim që mund t’ia dalim. Pastaj do të thoja se ‘Old Traford’ nuk është një vend i bukur për kundërshtarët që vijnë të luajnë këti. Për më tepër e dimë edhe që tifozët janë gjithmonë në krahun tonë, por edhe ne duhet të bëjmë më të mirën, në mënyrë që të na nxisim më shumë. Kjo skuadër më jep shpresë…
Eshte e dukshme që nuk jemi të vazhdueshëm në ecurinë tonë, por kemi ofruar edhe paraqitje të shkëlqyera si ato me Evertonin, Gallatasarajin e mbi të gjitha me Chelsea. Duhet t’u tregojmë lojtarëve sa më shumë pamje të asaj ndeshjeje me londinezët. Pikërisht, atë duhet të përsërisim sa më shpesh e sidomos në ndeshjen me Bajernin… Nëse luajmë ashtu mund të mposhtim cfarëdo kundërshtari! Thjesht duhet të kemi frymën dhe sjelljen e duhur në fushën e lojës.
Fatkeqësisht, në kampionat nuk jemi në gjendje të krijojmë ecuri prej disa fitoresh radhazi. Kemi mjaftueshëm cilësi, por kjo duhet shfaqur në çdo takim. Si grup, duhe të përmirësohemi dhe të bëhemi më të fortë. Fundja, në Premier League nëse nuk luan me rendimentin më të lartë sigurisht që penalizohesh. E kuptoj zhgënjimin e tifozëve, por edhe vetë jemi të zhgënjyer nga ajo që ndodhi në fundjavën e kampionatit”.
Scot McTominay (mesfushor i Man.UTD):
“Ne lojtarët duam të bëjmë gjithmonë më të mirën për këtë klub. Gjithcka është kaq e thjeshtë! Na takon vetëm të bëjmë si duhet detyrën që kemi. Ato situata të vështirë që kalojmë herë pas here, mbi dhe para së gjithash janë përgjegjësi e lojtarëve. Të gjithë e dime fare mirë këtë gjë. Nuk është e vërtetë që ambienti në skuadër është bërë toksik. Dua të sqaroj edhe se ne, lojtarët, jemi të gjithë pas trajnerit. Këtë do të vazhdojmë të bëjmë deri në fund. Në gjirin tonë kemi edhe karaktere të fortë futbollistësh dhe kjo mendoj se do të na ndihmojë së tepërmi për të kaluar situatat e vështira. Me Bajernin na pret një ndeshje mjaft e vështirë, por na duhet të fitojmë patjetër, për të shpresuar kalimin në të tetat e finaleve. Kemi besim se mund t’ia dalim mbanë, nëse luajmë të gjithë të bashkuar”.
Thomas Tuchel (Bajern Munich):
“Të luash një ndeshje në Mançester është gjithmonë madhështore. Junaited është një klub i madh, me shumë histori. Ne jemi përgatitur sa më mirë, për të përballuar Junaitedin më të mirë të mundshëm. Anglezët janë shumë cilësor dhe të vështirë si kundërshtarë. Shpresojmë të bëjmë të mundur që ata në këtë 90 minutësh të mos japin më të mirën e tyre. Manchesteri shoqërohet nga një atmosferë elektrizuese kur luan në fushën e vet. Gjithashtu është pjesë e ADN-së së klubit që të dijë të kalojë shpesh edhe momente të vështira. Ndonjëherë ndodh të kenë ulje dhe ngritje, por kanë shënuar shumë gola kohët e fundit. Vetëm kur gjenden në momente kritike mund të shihni se çfarë janë të aftë të bëjnë realisht. Për më tepër, edhe stadiumi i tyre krijon momente të veçanta, prandaj do të jetë një sfidë e madhe për ne.
Humbja me Frankfurtin? U ndëshkuam brutalisht me një rezultat që dhemb shumë. Por ishte humbja e parë në kampionat. Kam besim të madh se menjëherë do të kemi një reagim si burra. I kemi analizuar gabimet në mënyrë të drejtpërdrejtë. Këtu kemi një mundësi për të treguar reagimin e duhur, pikërisht në një nga skenat më të mëdha të futbollit.
Kejn? Të gjithë tifozët duan që një lojtar i tillë të luajë për skuadrën e tyre. Ne jemi shumë krenarë që nënshkruam me të. Ai e ka zakon të shënojë gola të shumtë dhe ndihet tepër i motivuar për ta bërë të njëjtën gjë edhe kundër një ekpi anglez si Junaited. Eshte vërtet një histori e mrekullueshme që e sjellim kapitenin e Anglisë në shtëpinë e tij, kundër njërit prej ekipeve më të titulluara në këtë vend”.
Jamal Musiala (Bajern Munich):
“Është ëndrra e shumë fëmijëve që një ditë të kenë mundësinë të luajnë këtu, në “Old Trafford” të Manchesterit. Kur isha më i vogël, gjithmonë më pëlqente të shikoja ndeshjet kur luante Junaited. Mendoj se atmosfera në fushë do të jetë e mrekullueshme. Vëret Junaited ka pasur shumë ulje-ngritje këtë sezon, por ata do të jenë gati për këtë sfidë që është mjaft vendimtare për ata, sa i takon kualifikimit të tyre. Padyshim që bëhet fjalë për një kundërshtar, që edhe pse mund të gjendet në situatë të vështirë, gjithmonë kanë mjaft cilësi. Si sjithmonë do të përpiqemi të kontrollojmë lojën, ky është stili ynë. Gjithmonë jemi mësuar të krijojmë shumë raste, por sigurisht që nuk do t’i nënvlerësojmë dot ata. Duhet të bëjmë shumë kujdes, sepse Machesteri është veçanërisht i rrezikshëm atje përpara në sulm dhe sigurisht që janë një ekip që është i vështirë për t’u mposhtur sidomos kur luan në shtëpi, përpara tifozëve që kanë në mbështetje”.