Manchester United ka arritur një marrëveshje me Tottenhamin për nënshkrimin e Toby Alderweireld. Megjithatë asgjë nuk do të bëhet zyrtare derisa “Spurs” të kenë gjetur zëvendësuesin e belgut në skuadër.
Manchester United e ka ndjekur 29-vjeçarin gjatë gjithë verës, por kërkesat e presidentit Levy për Alderweireld u konsideruan fillimisht si të tepërta nga ana e drejtuesve të “djajve të kuq”. Kjo shtyu interesimin e skuadrës së Jose Mourinho tek mbrojtësi i Anglisë e i Leicester City, Harry Maguire, por një çmim i ngjashëm prej 75 milionë paundësh bëri që fokusi të rikthehej te Alderweireld. Gjithësesi, në Angli raportohet se tratativat për Maguire po vazhdojnë, në përpjekje për të arritur një marrëveshje me çmim më të ulët.
“Goal” zbulon se marrëveshja mes “Spurs” dhe Manchester United, javën e kaluar, me kusht që Tottenham të mund të gjejë zëvendësuesin. Kjo bëri që interesimi i “djajve të kuq” për Yerry Mina të ishte shumë i shkurtër, me kolumbianin që ishte i prirur të zgjidhte Everton. Ndërsa alternativa tjetër ishte ajo e Jerome Boateng të Bayern Munich, që rezultoi të ishte e pamundur për t’u realizuar, pasi bavarezët refuzuan kategorikisht shkëmbimin e mbrojtësit të tyre me Anthony Martial.
Jose Mourinho kishte kërkuar prej kohësh tek presidenca e Manchester United për një qendërmbrojtës të nivelit të lartë, ndërkohë që do të dëgjohen oferta për lojtarë si Marcos Rojo, që nuk bën më pjesë në planet e trajnerit portugez.