Manchester City vs Young Boys, TS2 HD, 21:00

Sport

Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt:

“Synojmë kaulifikimin e 11-të radhazi në fazën me eliminim të Champions League dhe ky është një rekord i jashtëzakonshëm. Duhet të përpiqemi që sonte të mbyllim llogaritë në këtë drejtim. Sigurisht që do të kemi edhe dy mundësi të tjera për t’u kualifikuar, por do të përpiqemi që ky kapitull të mbyllet sonte, për siguruar një biletë drejt fazës tjetër, që fillon në Shkurt. Kjo arritje do të thotë shumë për klubin dhe stafin, duke nisur që nga Roberto Mançini, e për të vazhduar më pas me Manuel Pellegrinin, të cilët ishin këtu që nga nisja e projektit.

Të kualifikohemi për kaq shumë vite me radhë në Champions League, është një arritje e madhe për klubin dhe nuk ka asnje dyshim se kjo është në të mirën e të gjithë këtij ambienti.

Megjithatë, le të përqendrohemi tek ndeshja e mbrëmjes së sotme. E kemi përgatitur sfidën me qetësi. Kam parë në përsëritje duelien e vajtjes në Zvicër dhe mund të them se deri në momentin që sfida ishte 1-1, ata në vunë shumë në vështirësi. Për këtë arsye, duhet të përmirësohemi në disa aspekte, sidomos kur është fjala për repartin mbrojtës. Shpresoj shumë që sonte të mbyllim çështjen e klualifikimit.”

Rico Leëis, mbrojtësi i Manachester Cityt:

“Sezoni im i parë me Manchester City ishte i jashtëzakonshëm. Medaljen e Champions League e kam varur në gardërobë. Megjithatë, më duhet të gjej një vend më të mirë. Kam gjithashtu edhe trofe të tjerë në miniaturë. Këto janë kujtime që do të më shoqërojnë përgjatë të gjithë jetës sime.

Kam marr shumë lëvdata përgjatë kësaj kohe, por këto janë gjëra normale kur je lojtar i ri. Megjithatë, këto detaje nuk duhet të të shpërqendrojnë nga loja. Nuk duhet t’ lejoj të më dëmtojnë performancën në fushë.

Fokusimi im është vetëm të jap maksimumin dhe asgjë më tepër. Është e vërtetë që në sezonin e kaluar fituam gjithçka, por duhet ta harrojmë atë që ka ndodhur dhe është e rëndësishme të vazhdojmë këtë rrugë. Po kalojmë një moment të mirë dhe sonte synojmë të kualifikohemi në raundin tjetër të Champions League.”

 

Raphaël Wicky, trajneri i Young Boys:

“Sonte kemi nevojë të zhvillojmë ndeshjen perfekte. E dimë se do të jetë e vështirë, por duhet të besojmë gjithashtu se surpriza të tilla mund të ndodhin. Erling Haaland? Nuk di të them nëse ai do të luajë apo jo, sepse këtë nuk e vendos unë. Kjo është arsyeja që ne jemi të fokusuar vetëm në lojën tonë dhe të mos mendojmë për kundërshtarin.

E dimë se përballë do të kemi skuadrën më të mirë në botë dhe nëse do të mendoja shumë gjatë rreth tyre, atëherë nuk do të flija dot.

Jam i bindur se gjithçka ështët edhe psikologjike. Nëse ne besojmë se mund të dalim me një rezultat pozitiv nga këtu, atëherë gjithçka është e mundur në futboll.

E kemi parë me vëmendje takimin e vajtjes dhe sigurisht që kemi nxjerrë mësimet tona. Kemi analizuar me kujdes çdo detaj dhe kemi kuptuar pikat se ku mund të bëjmë më mirë dhe se ku duhet të mbrohemi nga kundërshtari.”

Mohamed Camara, mbrojtësi i Young Boys:

“Se kush është Manchester City, nuk ka nevojë për shumë komente. Ata janë skuadra më e mirë në botë dhe të luash ndaj tyre është një sfidë mjaft e madhe. Megjithatë, ndonëse u mposhtëm në ndeshjen e vajtjes, në shtëpinë tonë ne treguam se mund t’i përballojmë më së miri ndeshjet e këtij niveli.

Patëm disa fragmente të mira, ku treguam guxim dhe vërtetuam se zotërojmë kualitet për të dëmtuar edhe një kundërshtar si City.

Dueli i dy javëve më parë është analizuar deri në detaje dhe urojë që mësimet e nxjerra të na shërbejnë për të dhënë një performancë pozitive.”